Kuvendi sot mblidhet në seancë plenare për të votuar qeverinë Kurti
Prishtinë, 3 shkurt - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare për të votuar e qeverinë e re e cila do te udhëhiqet nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.
Seanca mbahet një ditë pas marrëveshjes së arritur mes ty partive fituese të zgjedhjeve të fundit, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
LVV dhe LDK janë dakorduar që në qeverinë e ardhshme te këtë 15 ministri, 2 zzëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.
Sipas kësaj marrëveshjeje, LVV pritet të udhëheqë 6 ministri, aq sa dhe LDK-ja. Ndërkaq, 3 ministri do t’i takojnë komuniteteve.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, do t'i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Gjatë kësaj seance pritet qe Vjosa Osmani do të propozohet për kryetare të Kuvendit nga LVV.