Kuvendi sot mban seancën për zgjedhjen e presidentit
Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme është nënshkruar nga 43 deputetë të Kuvendit, konform nenit 69, paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ndërsa për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës, janë nominuar dy kandidatë: Hashim Thaçi dhe Rafet Rama.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës e sotme duhet të formohet komisioni i veçantë i cili do të verifikojë nëse dy kandidatët e propozuar i plotësojnë kriteret kushtetuese për të qenë të propozuar si kandidatë për president.
Në rast se kjo konstatohet pozitivisht, atëherë kërkohet konstatimi nëse ekziston kuorumi i mjaftueshëm prej së paku 80 deputetëve të pranishëm në seancë.