Kuvendi sot mban seancën e parë të sesionit vjeshtor
Prishtinë, 12 shtator - Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotme plenare të sesionit vjeshtor, pritet të shqyrtojë disa raporte vjetore, në mesin e të cilave edhe raportin e Komisionit Qeveritar për Privatizimin e 75% të aksioneve të PTK-së dhe raportin vjetor të RTK-së për vitin 2012.
Pritet që sot të formohet edhe Komisioni ad hok për shqyrtimin e aplikacioneve lidhur me përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së.