21 Janar 2025

Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për Buxhet

Prishtinë, 17 nëntor - Sot duke filluar nga ora 9:00, me kërkesë të Qeverisë, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të shqyrtohet për herë të parë Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016.

Dje në kryesi po ashtu u diskutua edhe për kërkesën e 82 deputetëve të Kuvendit, adresuar Kryesisë dhe institucioneve gjegjëse të sigurisë, të cilët, nëpërmjet nënshkrimeve, kërkojnë krijimin e kushteve normale për punë në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, konfirmoi se kërkesën do t’ua adresojë institucioneve përgjegjëse.

Thirrja e seancës, është kundërshtuar nga opozita.

Tri partitë opozitare nuk e kanë përjashtuar mundësinë që sërish të përdorin gazin lotsjellës apo edhe mjete tjera për të bllokuar punimet e seancës, siç kanë vepruar në mbledhjet paraprake.

Si kusht që të mos ketë bllokim të seancave, opozita po kërkon që kryeministri dhe Qeveria e Kosovës të anulojnë marrëveshjen me Serbinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe atë me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)