16 Janar 2025

Kuvendi sot mban dy seanca plenare

Prishtinë, 21 shkurt - Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mban dy seanca plenare ku në seancën e paradites do të procedohet në shqyrtim Rekomandimi i Komisionit për zgjedhjen e  një anëtari  joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. 

Po në këtë seancë do të zhvillohet debat parlamentar sipas kërkesës së deputetit Bekim Haxhiu i mbështetur edhe nga 19 deputetë, lidhur me gjendjen e sportit në Kosovë.

Në vazhdim do të shqyrtohet Propozim-vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, kurse në përfundim të seancës do të shqyrtohet propozimi i Grupit Parlamentar të PDK-së për zëvendësimin e një anëtari në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.

Në  seancën e pasdites, ndërkaq, pas shterimit të pikave të përhershme të rendit të ditës së seancave të rregullta të Kuvendit të Kosovës: koha për deklarime jashtë rendit të ditës, dhe koha për pyetje parlamentare, deputetët parashihet të zhvillojnë debat parlamentar lidhur me mos ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për pagat e punëtorëve të Fabrikës së Tubave dhe Çelikut në  Ferizaj. Kërkesën për debat e ka shtruar Grupi Parlamentar i LDK-së.

Pikë e fundit e rendit të ditës për këtë seancë do të jetë njoftimi i Grupit Parlamentar 6+ lidhur me marrëveshjen për ndërrimin e Anëtarit të  Kryesisë së Kuvendit, si dhe kërkesat e disa deputetëve nga komunitetet tjera jo shumicë për  zëvendësimin e anëtarit të Kryesisë së Kuvendit nga radha e tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)