Kuvendi sot mban dy seanca parlamentare
Prishtinë, 30 maj - Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të mbaj dy seanca plenare në të cilat do të shyrtojë dhe do të votoj disa raporte dhe projektligje.
Në ceancën e parë Kuvendi do të votoj raportin vjetor të punës së Zyrës së Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizim për vitin 2012, raportin vjetor të punës së Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2012, si dhe do të votojë rekomandimet nga debati parlamentar lidhur me gjendjen e pyjeve në Kosovë.
Ndërsa në seancën e dytë fillimisht deputetet do të kenë deklarime jashtë rendit të ditës si dhe kohën për pyetje parlamentare.
Nëkëtë seancë do të shqyrtohet Projektligji për produktet e ndërtimit, Projektligji i treguesit gjeografik, Projektligji për odat e profesionistëve shëndetësor.
Po ashty deptuetët do të shqyrtojnë raportin vjetor mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, për vitin 2011 si dhe ratifikimin e Vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për themelimin e Universiteteve Publike në Gjakovë, në Gjilan dhe në Mitrovicë, si institucione publike të arsimit të lartë.
Kuvendi njëherit pritet të miratoj Statutin e Universitetit Ukshin Hoti në Prizren, miratimin e Statutit të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë dhe miratimin e buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar.