19 Janar 2025

Kuvendi sot diskuton reformën zgjedhore

Prishtinë, 30 janar - Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mbanë seancën e radhës ku komisioni ad hoc do ta prezantojë raportin e punës për Reformën Zgjedhore.

Në seancë do të shqyrtohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin e anëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Republikës së Kosovës gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin e shteteve respektive.
 
Po ashtu, do të shqyrtohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për hua dhe financim ndërmjet KFW Frankfurt Am Main, Republikës së Kosovës dhe Operatorit të sistemit, Transmisionit dhe Tregut KOSST për përmirësimin e rrjetit të transmisionit, shqyrtimi i parë i Projektligjit për shërbimin gjeologjik të Kosovës.

Seanca do të vazhdojë me shqyrtimin e Projektligjit për masat antidamping dhe masat kundërbalancuese, Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma, Projektligjit për Zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij, Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pajisje me armë dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara shtetërore për siguri, si dhe Projektligjit për armë.

Shqyrtimi tjetër që është paraparë për sot ështe edhe Projektligjit për Inspektoratin e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, si dhe propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e anëtarit në komisionin parlamentar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)