Kuvendi sot diskuton për raportet Ndërkombëtare për Kosovën
Prishtinë, 5 prill - Seanca e Kuvendit të Kosovës vazhdon edhe sot ku pritet të debatohet për raportet e Institucioneve Ndërkombëtare për zhvillimet në Kosovë dhe për tjetërsimin e pronës publike dhe shoqërore gjatë periudhës 22 mars 1989 deri me 10 qershor 1999.
Seanca e djeshme e lënë në gjysmë do të vazhdojë edhe me debatin për ndryshimin e politikave fiskale në funksion të nxitjes, rritjes së prodhimtarisë vendore dhe zhvillimit ekonomik në tërësi, por gjithashtu do të shqyrtohet edhe shqyrtohet edhe rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me vendimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për kthimin e Ligjin për mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor.
Gjithashtu, pritet të shqyrtohet edhe raporti i Komisionit për Buxhet dhe Financa për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.