Kuvendi sot debaton për procesin e privatizimit
Prishtinë, 17 shtator - Sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, mbështetur edhe nga gjashtë deputetë të tjerë, Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e sotme do të zhvillojë debatin parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.
Po ashtu do të shqyrtohen edhe tri raporte për vitin 2011 të agjencive që i përgjigjen Kuvendit: Raporti vjetor i Avokatit të Popullit, Raporti vjetor i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe Raporti vjetor i performancës me pasqyrat e audituara financiare të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2011.
Gjithashu po sot Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) pritet që sot ti drejtohet Kuvendit të Kosovës me peticion dhe kërkesa, me të cilat kundërshtohet mënyra se si po bëhet privatizimi i ndërmarrjeve publike.
Drejtuesit e BSPK-së, në një konferencë për media, dje u kanë bërë thirrje të gjithë deputetëve që të kenë mirëkuptim në kërkesat e tyre rreth privatizimit të PTK-së, KEK-ut dhe likuidimit të Trepçës
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi, ka thënë se deputetët duhet ti marrin dhe ti shqyrtojnë seriozisht kërkesat e BSPK-së dhe peticionin.