29 Mars 2024

Kuvendi shtynë debatin për BQK dhe për kredinë e BB

Prishtinë, 6 shtator – Propozimi i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, (BQK), për shkarkimin e guvernatorit Hashim Rexhepi, Kuvendi i Kosovës nuk e ka shqyrtuar sot duke e shtyrë që të diskutohet në kryesi dhe kryesia të vendos.

Kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti vazhdimisht është referuar në të drejtën e deputetëve për të debatuar, por në anën tjetër nuk ka lejuar të debatohet për këtë çështje, duke kërkuar ‘mirëkuptim’ nga deputetët që çështja e guvernatorit t’i lihet kryesisë, e cila nesër do të mblidhet dhe do të vendos për këtë pikë të rendit të ditës, sikurse edhe për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Botërore.


Hashim Rexhepi është ende në paraburgim dhe i është zgjatur masa e paraburgimit. Ai nga EULEX-i akuzohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe ka marrë ryshfet.


Gjithashtu edhe marrëveshja për kredinë  ndërmjet Qeverisë së  Kosovës  dhe Bankës Botërore është lënë në dorë të kryesisë për shkak të mungesës së kuorumit sepse 2/3 të deputetëve nuk ishin prezent në seancë.


Për seancën e ardhshme është shtyrë edhe Projektligji për Inspektoratin Policor të Kosovës, për shkak të mungesës së ministrit të Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, si sponsorues i projektligjit.


Sa i përket interpelancës së kryeministrit, të kërkuar në fund të sesionit të kaluar nga deputeti Emrush Xhemajli i mbështetur edhe nga disa deputetë të tjerë, është thënë se interpelanca do të mbahet seancën tjetër, kur të jetë i pranishëm edhe kryeministri Thaçi, i cili aktualisht është për vizitë në Katar, ndërkaq pastaj do të shkojë në Nju Jork, në kohën kur do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.


Deputetët po shqyrtojnë Projektligjin për tregtinë e mallrave strategjike, të cilit i kanë dhënë mbështetje shumica e grupeve parlamentare. Në rend dite pas këtij projektligji është shqyrtimi i Projektligjit për mbrojtjen e natyrës dhe Projektligji për ish të burgosurit politik.
 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)