Kuvendi shtyn për të enjten debatin për privatizimin
Prishtinë, 17 shtator - Sot në seancen e Kuvendit të Kosovës me 44 vota pro, 41 kundër dhe asnjë abstenim është shtyrë për të enjtën debatin për privatizimin e ndërmarrjeve publike.
Kjo pikë ishte iniciuar nga subjekti opozitar, Lëvizja \"Vetëvendosje\", por gjatë seancës, ishte Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës kërkoi shtyrjen e debatit për shkak të mungesës së ministrave nga kabineti qeveritar.
Në emër të PDK-së, kërkesën për shtyrjen e debatit e prezantoi shefi i Grupit Parlamentar, Adem Grabovci.
Kundër kësaj kërkese u shprehen partitë opozitare, por me shumicë votash, Kuvendi vendosi në fund që ky debat të zhvendoset për seancën e të enjtes.