18 Janar 2025

Kuvendi shqyrton sot Ligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 7 korrik - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare në të cilën do të shqyrtojë një varg projektligjesh dhe raportesh.
 
Në mbledhjen e sotme pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të shqyrtohet për herë të parë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016 dhe ai për ndihmën shtetërore, ndërsa për herë të dytë, Projektligji për investimet strategjike në Republikën e Kosovës.

Më pas, do të emërohet anëtari i Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe të zgjidhet një anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, si dhe zëvendësdrejtori i Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.

Mbledhja e Kuvendit do të vazhdojë me shqyrtimin e tre raporteve të institucioneve të pavarura, për vitin 2015: Raportit të Radiotelevizionit të Kosovës, Raportit të Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe Raportit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)