Kuvendi shqyrton raportin e Radiotelevizionit të Kosovës
Prishtinë, 11 korrik - Kuvendi i Repulikës së Kosovës mban sot seancën plenare në të cilën do të bëhet Shqyrtimi i Raportit të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2015.
Po në ketë seancë do të behët shqyrtimi i Raportit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2015, shqyrtimi i Raportit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2015 si dhe Shqyrtimi i Propozimit për shpalljen e 5 Shtatorit - \"Dita e Bamirësisë-Nëna Terezë\".