21 Dhjetor 2024

Kuvendi shqyrton Projektligjin për Zyrtarët Publik dhe Projektligjin për Pagat

Prishtinë, 22 dhjetor - Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare në të cilën shqyrton Projektligjin për Zyrtarët Publik dhe Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik.  

Kuvendi me pas mban seancë te jashtëzakonshme ku do të bejë shqyrtimin e Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2031.

Në seancën e tretë në të cilën do të bejë shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,

Në ketë seancë deputetët po ashtu do të bejnë shqyrtimin e dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Projektligjin pÑ‘r anti dopingun, Projektligjin për Bujqësi dhe zhvillim rural, Projektligjin për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes, Projektligjin për Zhvillimin Rajonal të Balancuar dhe Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.

Kuvendi po ashtu mban debat parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022 si dhe bejë shqyrtimin e Raportin vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2021.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)