Kuvendi shqyrton Projektligjin për tatimin në të ardhurat personale
Prishtinë, 21 maj - Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës do të shqyrtoohen sot për herë të parë dy projektligje dhe dy raporte vjetore të institucioneve të pavarura.
Sipas rendit të ditës, pas dy pikave të zakonshme, deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi do të shqyrtojë në parim: Projektligjin për tatimin në të ardhurat personale dhe atë për Tatimin në të ardhurat e korporatave.
Më pas, do të shqyrtohet raporti i Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës për vitin 2014, si dhe ai i Institutit Gjyqësor të Kosovës.