23 Janar 2025

Kuvendi shqyrton Projektligjin për rishikimin e Buxhetit

Prishtinë, 13 korrik - Kuvendi i Republikës së Kosovës këtë të enjte do të mblidhet në seancë plenare, në të cilën do të shqyrtojë disa projektligje dhe pritet të zgjedh Auditorin e Përgjithshëm.

Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të udhëhequr nga kryetari Kadri Veseli.

Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi do të procedojë me zgjedhjen e Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, ndërsa do të shqyrtojë për herë të parë Projektligjin për Sigurimet.

Në lexim të dytë, ndërkaq, do të shqyrtohen katër projektligje që kanë të bëjnë me çështje financiare: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-001 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015, Projektligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Projektligji për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave dhe Projektligji për Tatimin në të Ardhurat Personale.

Në fund, Kuvendi pritet të debatojë lidhur me veprimtarinë e misionit të BE-së në Republikën e Kosovës, sipas kërkesës së deputetes Albulena Haxhiu, e mbështetur nga pesë deputetë nënshkrues.

Në mbledhjen e sotme, Kryesia shqyrtoi edhe disa kërkesa dhe njoftime.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka theksuar se as këtë javë nuk do të jetë në rend dite Gjykata Speciale. Ai ka shtuar se në momentin kur Qeveria t’i riprocedojë amendamentet, Kryesia e Kuvendit, do të vendosë për të.
Veseli nuk e ka vlerësuar si presion vizitën e Nulandit në Kosovë. Bile ai ka shtuar se kurrë nuk kanë pasur presion.
Veseli edhe njëherë ka kërkuar që të ruhet partneriteti me ndërkombëtarët.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)