Kuvendi shqyrton Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Prokurimin Publik
Prishtinë, 20 mars - Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mban seancën e radhës në të cilën do të shqyrtojë për herë të dytë gjashtë projektligje në mesin e të cilave do të shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës.
Kuvendi do të shqyrtojë Projektligjin për transplantimin e indeve dhe qelizave, Projektligjin për themelimin e Agjencisë për shërbimet e Navigacionit Ajror, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë.
Kuvendi po ashtu do të shqyrtojë Projektligjin për Institutin e Kosovës për Administratë Publike, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre.