Kuvendi shqyrton Projektligjin për ndalimin e shkuarjes në luftëra jashtë
Prishtinë, 23 janar - Në seancën e sotme plenare te Kuvendit tëRepublikës së Kosovës do të behët shqyrtimi i parë i Projektligjit përndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit tëvendit.
Kuvendi po ashtu do të bëj edhe shqyrtimin e parë të Projektligjit për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës ose të panelit për lirim me kusht.
Po gjatë kësaj seance Kuvendi bën shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-051 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, shqyrtimin e parë të Projektligjit për përgjimin e komunikimeve elektronike.
Kuvendi sot pritet të mbaj debat parlamentar lidhur me migrimin ilegal të qytetarëve të Kosovës.