19 Janar 2025

Kuvendi shqyrton Projektligji për Buxhet

Prishtinë, 23 dhjetor - Kuvendi i Kosovës do të shqyrtojë për herë të dytë Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2014, si dhe dy projektligje të tjera. 

Kjo do të jetë edhe seanca e fundit e sesionit vjeshtor. Kështu ka vendosur  sot Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë  edhe shefat e grupeve parlamentare.

Fillimisht do të procedohet me dy pikat e përhershme të seancave të rregullta: koha për deklarime jashtë rendit të ditës, dhe koha për pyetje parlamentare.

Pas Projektligjit për Buxhetin, deputetët do të shqyrtojnë për herë të dytë edhe Projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje,si dhe  Projektligjin për tarifat e veçanta të akcizës për prodhimin fillestar dhe prodhimin e vogël të produkteve alkoolike të prodhuara në Kosovë.

Në përfundim të seancës do të shqyrtohet edhe  rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me vendimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për kthimin e Ligjit nr. 04/L-163 për mallrat e  liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor. Deputetët do të njoftohen, ndërkaq, me propozimin e  GP të LDK-së për ndërrimin e anëtarëve në Komisionin për Integrime Evropiane.

Po të njëjtën ditë (para fillimit të seancës së lartcekur) deputetët do të procedojnë me  tri pikat e papërfunduara nga seanca e shkuar: votimin e rekomandimeve nga debati parlamentar lidhur me ecurinë e procesit të negocimit të  Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit;

formimin e Komisionit ah-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të  Radiotelevizionit të Kosovës; si dhe shqyrtimin e rekomandimit të Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë  Publike dhe Media për shkarkimin e dy anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media.

Lidhur me kërkesën për procedimin e  Projektligjit për Komisionarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës   për Forcën e Sigurisë dhe Policinë e Kosovës (i hartuar nga Komisioni për Siguri dhe Mbikëqyrjen e FKS-së), Kryesia ka vendosur që t’i  dërgohet Qeverisë, për mendim.

 Njësoj është vepruar edhe për nismën e  grupit të deputetëve  për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Universitetit   “Hasan Prishtina”, në  Prishtinë.

Kryesia, pasi e ka shqyrtuar njoftimin e Institucionit të Avokatit të Popullit lidhur me përfundimin e  mandatit të tij  më 4 qershor 2014, ka ngarkuar  Komisionin për të Drejtat e Njeriut ...,që konform Rregullores për zgjedhjen dhe shkarkimin e Avokatit të Popullit dhe të zëvendësve të tij, të shpallë konkursin  për këtë institucion  dhe  Kuvendit  t’ia paraqesë raportin me rekomandime. 

Ndërkaq, kërkesa e (e plotësuar)  e deputetit Elmi Reçica, e mbështetur edhe nga tetë deputetë   të tjerë, për debat parlamentar lidhur me privatizimin e Fabrikës për   prodhimin e gypave në Ferizaj, është vlerësuar se i plotëson kushtet për procedim në seancë, por çështja është shtyrë atë për sesionin pranveror.

Kryesia ka vendosur të kërkojë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit të përgatisë dhe Kuvendit t’ia paraqesë Informatën lidhur me privatizimin e Fabrikës së prodhimit të gypave në Ferizaj, mbi bazën e secilës do të zhvillohet debati parlamentar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)