Kuvendi shqyrton mocionin në seancën e ardhshme
Prishtinë, 29 tetor - Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit u përcaktua rendi i ditës i mbledhjes plenare të 29 tetorit, ndërkaq më 2 nëntor Kuvendi i Kosovës shqyrton mocionin për votëbesimin e Qeverisë së Kosovës, i nënshkruar nga 40 deputetë të Kuvendit
Kryesia e Kuvendit përcaktoi rendin e ditës për seancën e 29 tetorit dhe të 2 nëntorit.
Në seancën e Kuvendit do të shqyrtohet për herë të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe Raporti i Organit të Pavarur Përzgjedhës lidhur me emërimin e një anëtari të Organit Shqyrtues të Prokurimit.