Kuvendi shënon virtualisht Ditën e Demokracisë
Prishtinë, 15 shtator - Nën organizimin e Forumit për Transparencë Parlamentare, Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon sot virtualisht Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.
Në Kuvendin e Kosovës Dita e Demokracisë është shënuar ndër vite me një varg aktivitetesh dhe në bashkëpunim të ngushtë me organizatat partnere dhe ato të shoqërisë civile.
Aktivitetet e realizuara gjatë këtyre viteve përbënin vizita të nxënësve në Kuvend nga qendra të ndryshme të Kosovës, panairin e organizatave të shoqërisë civile, debate, tryeza, kuize me nxënës, gara në pikturë/fotografi etj.
Në vitin 2020, për shkak të masave kufizuese si pasojë e Covid 19, kjo ditë është shënuar virtualisht.
Edhe këtë vit, për shkak të sitatës me pandeminë dhe masave kufizuese, të gjitha aktivitetet realizohen virtuaisht.