Kuvendi shënon sot Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë
Prishtinë, 14 shtator - Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon sot Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë.
Duke filluar në mengjes qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.
Për nder të kësaj dite, Kuvendi organizon aktiviteteve të ndryshme që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë.
Kuvendi lanson edhe Platformën me Profilet e Deputetëve në web faqen e Kuvendit dhe faqes zyrtare të Kuvendit në Facebook.
Edhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon diskutimin publik me temë “Rritja e transparencës dhe llogaridhënies ndaj zgjedhësve”, të organizuar me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë.
Panelistë në këtë diskutim me qytetarë do të jenë, Ruairi O’Connell, Ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë si dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.