Kuvendi shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë
Prishtinë, 15 shtator - Me moton e këtij manifestimi: Demokracia është liri pjesëmarrjeje dhe përgjegjësi, Kuvendi i Republikës së Kosovës sot shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.
Duke filluar nga ora 10:00, Kuvendi hap dyert për qytetarët që dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe të takohen me përfaqësuesit e tyre të zgjedhur.
Gjatë kësaj dite do të mbahet Panairi i Organizatave të Shoqërisë Civile, si dhe do të organizohen aktivitete të ndryshme për pjesëmarrësit.
Në të njëjtën ditë do të ndahen çmimet për esenë më të mirë në temën: Dua të jem aktiv dhe të marr përgjegjësi për proceset politike dhe shoqërore të vendit.