Kuvendi shënon Ditën e Paqes me një seancë festive
Prishtinë, 12 qershor - Në kuadër të shënimit të Ditës së paqes, Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mban seancë festive.
Në shënimin e kësaj dite Filharmonia e Kosovës, në sallën e Kuvendit, do të ekzekutojë vepra muzikore të kompozitorëve të njohur kombëtarë dhe botërorë.
Filharmonia e Kosovës në sallën e Kuvendit do të ekzekutojë vepra muzikore të kompozitorëve të njohur kombëtarë dhe botërorë.
Seanca fillon në orën 11:00.
Koncerti i Filharmonisë së Kosovës organizohet nën patronazhin e Kuvendit të Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës.