Kuvendi shënon Ditën e Demokracisë
Duke filluar në orët e mengjesit, qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.
Për nder të kësaj dite, Kuvendi organizon aktiviteteve të ndryshme që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë.
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë bëhet hapja e panairit të organizatave të shoqërisë civile, kuizi i demokracisë si dhe mbahet debat publik me temë “Transparenca dhe pjesëmarrja qytetare në Kuvend”.