22 Janar 2025

Kuvendi rrezikon të rrëshqasë drejt një bllokade tjetër

Prishtinë, 25 shtator - Kuvendi i Kosovës rrezikon të rrëshqasë drejt një bllokade tjetër institucionale për shkak të paralajmërimeve që ka dhënë partitë opozitare.

Ato janë të vendosura që të pamundësojnë zhvillimin e seancave të Kuvendit, derisa Qeveria të mos tërhiqet nga marrëveshjet me Serbinë, shkruan ‘Koha Ditore’.

Ndërkaq, njohës të rrethanave kanë thënë se gjendja e krijuar pas seancës së “vezëve” shpërfaq pasojat dhe problemet e grumbulluara nga ngërçi disamujor, të cilat mund të barten edhe te grupet e shoqërisë.

Për analistin Belul Beqaj, mënyra e reagimit të opozitës vetëm sa po e fuqizon pushtetin.

Ndërkaq Albert Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës- KDI, organizatë kjo që bën monitorimin e Kuvendit, ka vlerësuar se, gjithë ky acarim nuk ka ardhur vetëm si rezultat i sjelljeve të opozitës, por edhe i vetë Qeverisë.

/Koha Ditore/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)