Kuvendi realizoi të gjithë programin legjislativ të dërguar nga Qeveria
Prishtinë, 1 dhjetor - Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se me seancën e djeshme të Kuvendit, në të cilën u shqyrtuan 16 projektligje, u ratifikuan dy marrëveshje ekonomike ndërkombëtare dhe u shqyrtuan një numër raportesh mbi punën e agjencive të ndryshme shtetërore, gjithsej 35 pika të rendit të ditës, Kuvendi realizoi të gjithë programin legjislativ të cilin Qeveria e Kosovës e ka proceduar deri me tani në Kuvend.
Me miratimin e Ligjit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2016, Kuvendi më nuk ka asnjë projektligj të dërguar nga Qeveria për shqyrtim e miratim në Kuvend.
Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Qeveria është instanca që sponsorizon projektligjet në Kuvendin e Kosovës.