20 Janar 2025

Kuvendi pritet të shpërndahet sot

Prishtinë, 7 maj - Udhëheqësit e partive kryesore politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, kanë rënë dakord që sot të nisin procedurat për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe mbajtjen e  zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Gjatë një takimi që udhëheqësit e partive kryesore politike zhvilluan dje me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga u ra dakord për nisjen e procedurave të shpërndajes së parlamentit dhe organizimit të zgjedhjeve të parakohshme.

55 deputetë kanë nënshkruar kërkesën për seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, me pikën e vetme të rendit të ditës, shpërndarjen e Kuvendit.

Kuvendit nesër do t’i nevojiten të paktën 80 vota për të miratuar shpërndarjen me çka më pas presidentja e vendit i nis konsultimet me partitë politike për shpalljen e datës së zgjedhjeve.

Jahjaga pritet të shpallë datën e zgjedhjeve të parakohshme që mendohet se është 8 qershori apo më së largu 15 qershori..

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)