19 Janar 2025

Kuvendi pritet të shpërbëhet në maj

Prishtinë, 18 shkurt - Marrëveshja në parim e arritur mes dy liderëve të partive më të mëdha në vend, Hashim Thaçit të PDK-së dhe Isa Mustafës së LDK-së, pritet t’ua shkurtojë mandatin deputetëve me të paktën tetë muaj.

Ndërsa mandati i tyre i rregullt është deri në dhjetor të këtij viti, ata tashmë mund të nisin numërimin mbrapsht të ditëve të mbetura në Kuvend.

Burime të gazetës “Tribuna” brenda PDK-së, kanë paralajmëruar se Kuvendi pritet të shpërbëhet brenda tre muajve.

“Kuvendi mund të shpërbëhet para fillimit të majit, në mënyrë që zgjedhjet e parakohshme të mbahen nga mesi i qershorit”, ka thënë zyrtari i PDK-së.

Me Kushtetutë është e përcaktuar që Kuvendi mund të shpërbëhet me vullnetin e 2/3 të deputetëve. Në një rast të tillë, shpërndarja bëhet me dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës. Shefja e shtetit, Atifete Jahjaga, është e thirrur t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme në bazë të ligjit për zgjedhje të përgjithshme.

“Pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës zgjedhjet e parakohshme caktohen nga Presidenti, jo më vonë se dhjetë ditë pas shpërndarjes. Zgjedhjet e parakohshme nuk mund të mbahen më herët se tridhjetë ditë dhe më vonë se dyzetë e pesë ditë pas shpërndarjes. Zgjedhjet e parakohshme rregullohen nga ligjet dhe rregullat e njëjta të KQZ-së, si edhe zgjedhjet tjera, përveçse KQZ-ja mund të ndryshojë afatet kohore sipas nevojës në pajtim me rrethanat”, thuhet në ligjin zgjedhor.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)