18 Janar 2025

Kuvendi pritet të formojë komisionin hetimor për PTK-në

Prishtinë, 17 tetor - Kuvendi i Kosovës ne seancen e sotme pritet që të kompletoj formimin e Komisionit Hetimor për procesin e privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së.

Ata ende nuk i kanë propozuar deputetët për të marr pjesë në këtë komision, ndonëse përmes deklaratave pozita është shprehur se do ta mbështesin krijimin e këtij komisioni dhe se do t’i dërgojnë emrat.

Por, ende nuk dihet nëse sot në pikën e rendit të ditës që parashihet kompletimi i formimit të komisionit hetimor, partitë e koalicionit qeverisës do të jenë prezent në sallë dhe do t’i propozojnë emrat e deputetëve për anëtarë të komisionit.

Ndërsa, opozita tashmë ka përcaktuar emrat e deputetëve që do të jenë anëtarë të komisionit, derisa Muhamet Mustafa është caktuar që të udhëheq këtë komision.

Përveç, formimit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit të 75 % të aksioneve të PTK-së, sot është paraparë të shqyrtohet për herë të parë Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, projektligji për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, projektligji për aktet normative, si dhe shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Pronës.

Po ashtu, pritet të emërohen anëtarët e Organit Përzgjedhës të Pavarur për zgjedhjen e kryesuesit dhe anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)