Kuvendi pritet që sot të votojë për FAK-un
Prishtinë, 6 maj - Kuvendi i Kosovës dje e ka shtyrë seancën për të vazhduar sot miratimin e amendamenteve në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si dhe shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me Forcat e Armatosura të Kosovës.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa janë pajtuar që të martën ta procedojnë një projektligj në Kuvendin e Kosovës, përmes të cilit minoriteteve u hiqet e drejta për votë të kualifikuar (2/3) , për ligjet që nuk kanë të bëjnë direkt me ta, sikurse është ligji për shndërrimin e FSK-së në FAK.
Pasi të miratohet ky ligj, dy liderët janë pajtuar që ta procedojnë tutje çështjen e Forcës së Armatosur të Kosovës, e pastaj të shkohet në zgjedhje të parakohshme me shpërndarje të Kuvendit të Kosovës.