02 Maj 2024

Kuvendi përgatitet për shënimin e 4 vjetorit të Pavarësisë

Prishtinë, 6 shkurt - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e drejtuar nga  dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, ka shqyrtuar sot agjendën e aktiviteteve të Kuvendit për shënimin e 4-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, që do të mbahen më 17 shkurt të këtij viti.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, sipas një autorizimi të Kryesisë nga mbledhja e kaluar, ka prezantuar një propozim-skenar për shënimin e këtij përvjetori të rëndësishëm, i cili është begatuar me propozime të anëtarëve të tjerë të Kryesisë, por që ende nuk është përfundimtar.

Duke konstatuar se në procedurë të shqyrtimit nëpër komisione (që e kanë plotësuar kushtin për shqyrtim) janë vetëm dy projektligje, Kryesia ka vendosur që mbledhja plenare të mbahet gjatë javës së ardhshme, duke shpresuar se në ndërkohë do të hyjnë në procedurë shqyrtimi edhe projektligje të tjera.

Kryesia  është njoftuar lidhur me vizitën zyrtare të Komisionit për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale realizuar në Turqi, kurse ka lejuar udhëtimin zyrtar në Kroaci të kryetarit të Komisionit për Integrime Evropiane, Lutfi Haziri dhe deputetëve: Burim Ramadani e Muhamet Mustafa.

Ata do të marrin pjesë në konferencën bilaterale me temën: “Republika e Kroacisë dhe Republika e Kosovës- Ndërtimi i një Aleance Efikase për Mbështetjen e Stabilitetit dhe Sigurisë”, që do të mbahet në Zagreb të Kroacisë, prej datës 21-23 shkurt 2012, organizuar nga shoqata “Gorge Marshall” në Republikën e Kroacisë dhe fondacioni  gjerman ”Konrad Adenauer Stiftung”.

Po ashtu në një vizitë në Gjermani  do të qëndrojë edhe deputeti Danush Ademi, në kuadër të njoftimit të bashkatdhetarëve tanë për procesin e riatdhesimit.

Kryesia ka tumirë edhe Rekomandimin e Komisionit për te Drejtat e Njeriut, për Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione për mbështetjen e KLDMNJ-ës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)