20 Janar 2025

Kuvendi nuk shpërbëhet pa ulëset e rezervuara

Prishtinë, 29 prill - Lideri i PDK-së dhe kryeministri i vendit Hashim Thaçi do t\'\'ia bëjë një ofertë liderit opozitar, Isa Mustafës, kryetar i LDK-së.

Thaçi do ta ofrojë datën 15 qershor për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në shkëmbim të votës së deputetëve të LDK-së për vazhdimin e ulëseve të rezervuara për komunitetet pakicë.

Ky skenar, sipas burimeve të gazetës Tribuna, do të realizohej përmes shkëmbimit të votave të minoriteteve për themelimin e FAK-ut me votat e partive të shumicës për vazhdimin e ulëseve të rezervuara për pakicat në Kuvend.

Në një situatë të tillë, minoritarët do të votonin edhe për shpërbërjen e Kuvendit, për çka duhet jo më pak se 80 vota.

Në të kundërtën, zgjedhjet do të shtyhen për shtator sepse opozita nuk i ka votat e mjaftueshme për ta rrëzuar qeverinë, derisa PDK, LDK dhe AAK nuk i kanë deputetët e mjaftueshëm për ta shpërbërë Kuvendin pa votat e minoritarëve.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)