Kuvendi nuk miraton ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje
Prishtinë, 2 prill - Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës të mbajtur sonte në orët e vona me 65 vota pro, e 39 kundër është pamundësuar që të arrihet 2/3 e votave të kërkuara që shqyrtimi i ndryshimeve në Ligjin për Zgjedhje të bëhet me procedurë të përshpejtuar.
“E konfirmojmë që për propozimin kanë votuar 65 deputetë, kundër kanë qenë 39. Sipas Administratës së Kuvendit 2/3 e kësaj kanë qenë 69 deputetë kështu që konstatoj se nuk ka kaluar ky propozim”, deklaroi Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
“Sipas procedurave parashihet që ky projektligj të marrë rrugën e tij të shqyrtimit të zakonshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, theksoi Konjufca.