20 Janar 2025

Kuvendi nis punimet me opozitën e përjashtuar

Prishtinë, 19 shkurt - Kuvendi i Kosovës, ose më saktë ajo pjesë e deputetëve që nuk janë përjashtuar prej tij, ka rinisur punimet në seancë plenare.

Në sallë mungon pjesa më e madhe e deputetëve të opozitës, të përjashtuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli për trazirat e shkaktuara gjatë orëve të paradites.

Deputetët e Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës hodhën sërish gaz lotsjellës brenda sallës, çka detyroi kryeparlamentarin Veseli që të urdhërojë ndërprerjen e seancës dhe të përjashtojë deputetët e opozitës, përfshirë këtu kreun e Vetëvendosjes, Ramush Haradinaj dhe atë të Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

Gjatë paradites ka patur përleshje mes deputetëve opozitarë dhe forcave të sigurisë së Kuvendit, ku ka mbetur e lënduar deputetja Albulena Haxhiu.

Ndërkohë, jashtë godinës së Kuvendit, qindra mbështetës opozitarë u përleshën për me policinë, ndërsa Vetëvendosje u ka bërë thirrje që të mos sprasen, por të grumbullohen sërish në orët e pasdites, atëherë kur rinisën punimet e Kuvendit.

Këtë herë, protestuesve u janë bashkuar edhe udhëheqësit dhe deputetët e përjashtuar opozitarë, që thonë se qeveria ka rënë dhe kërkojnë zgjedhje të reja.

Kuvendi ka në kalendar këtë të premte 22 çështje ku mungon ajo për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. E vetmja çështje që u shqyrtua ishte ajo për rezolutën që dënon vendimin e gjykatave serbe për të dënuar disa ish-eprorë të UÇK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)