21 Janar 2025

Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për Buxhet

Prishtinë, 16 nëntor - Nesër, më 17 nëntor, në orën 9:00, me kërkesë të Qeverisë, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të shqyrtohet për herë të parë Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016.

Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të drejtuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Për pikat e tjera, ndërkaq, u dakordua që të mbahet një mbledhje e re e Kryesisë, gjatë javës së ardhshme.

Po sot, u diskutua edhe për kërkesën e 82 deputetëve të Kuvendit, adresuar Kryesisë dhe institucioneve gjegjëse të sigurisë, të cilët, nëpërmjet nënshkrimeve, kërkojnë krijimin e kushteve normale për punë në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, konfirmoi se kërkesën do t’ua adresojë institucioneve përgjegjëse.

Po ashtu, kryetari Veseli propozoi mbajtjen e një seance të veçantë, në të cilën do të adresoheshin shqetësimet e partive opozitare përkitazi me demarkacionin e Malit të Zi, por, nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, prezantoi qëndrimin e opozitës kundër çfarëdo seance të kësaj natyre.

Në mbledhjen e sotme, Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera që lidhen me aspekte të brendshme të punë së Kuvendit. Kështu, Kryesia shqyrtoi  dhe miratoi Raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2015. U njoftua, gjithashtu, edhe për disa vizita zyrtare jashtë vendit, nga ana e delegacioneve të ndryshme të Kuvendit.

Para fillimit të mbledhjes, Kryesia nderoi me një minutë heshtje viktimat e sulmit terrorist në Paris. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)