Kuvendi nesër mban seancë solemne
Seanca mbahet nesër, më 17 shkurt, në orën 15:00.
Në mbledhjen e sotme, Kryesia shqyrtoi edhe disa kërkesa e rekomandime.
Ajo vendosi që në bazë të rekomandimit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me shkresën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), të kërkojë nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejtë ti procedojë propozimet për anëtar të Bordit të AKP-së.
Administrata e Kuvendit, ndërkaq, u ngarkua që të shpallë konkursin për zgjedhjen e kryesuesit të Komisionit shqyrtues të Zyrës së Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizim, në bazë të dispozitave ligjore dhe vendimit të Komisionit për Bujqësi, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor.
Në vazhdim, u shqyrtua propozimi i Komisionit për Punë të Jashtme për formimin e grupeve të miqësisë dhe riformimin në fillim të mandatit të ri parlamentar.
U vendosë të kërkohet nga grupet parlamentare që të sjellin emrat për anëtarë të këtyre grupeve, ndërsa themelimi i tyre do të bëhet me vendim të Kryesisë.
Anëtarët e Kryesisë u njoftuan edhe me vendimin e Grupit Parlamentar Nisma për emërimin e deputetes Valdete Bajrami, kryetare të këtij grupi parlamentar.