20 Janar 2025

Kuvendi nën tymin e gazit lotsjellës dënon vendimin e gjykatës serbe

Prishtinë, 19 shkurt - Edhe nën tymin e gazit lotsjellës Kuvendi i Kosovës me  79 vota për ka miratuar deklaratë e cila dënon vendimin e Gjykatës së Nishit e cila ka dënuar me 16 vjet burg tetë ish ushtarë të UÇK-së të Brigadës “Agim Ramadani”.

Në mesin e të dënuarve janë edhe dy deputetët Anton Quni nga LDK-ja dhe Rrustem Berisha nga AAK-ja.

Ndonëse nën tymin e gazit lotsjellës kryetari i Kuvendit Kadri Veseli e ka lexuar deklaratën duke thënë se vendimi cenon marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)