23 Janar 2025

Kuvendi në pritje të materialit për Gjykatën Speciale

Prishtinë, 1 qershor - Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk ka vendosur se kur do të jetë në rend dite themelimi i Gjykatës Speciale, për shkak se Qeveria e Kosovës ende nuk e ka proceduar në Kuvend Projektligjin për këtë gjykatë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes se Kryesisë, ka thënë se janë në pritje të materialit për Gjykatën Speciale.

Ai edhe një herë ka kërkuar që të ruhet partneriteti ndërkombëtar dhe ai nacional kur është në pyetje Gjykata Speciale.

Me tutje kryeparlamentari Veseli ka bërë me dije se seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, ku në rend dite do të jetë interpelanca e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, për përgjegjësinë lidhur me procesin e demarkacionit të kufirit në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi. 

Kjo interpelancë do të mbahet nëse Thaçi do të jetë në Kosovë, për shkak të vizitës zyrtare në shtetin Maltës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)