22 Janar 2025

Kuvendi miraton Rezolutën për Pengimin e Emigrimit Ilegal

Prishtinë, 5 shkurt - Me 69 vota për, 2 kundër si dhe 2 abstenime, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rezolutën për pengimin e migrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës. 

Të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës kanë mbështetur krijimin e një rezolute për migrimin ilegal.

Grupi Parlamentar i PDK-së ka marrë pjesë aktive në debat. Të gjitha institucionet e vendit duhet të merren me këtë çështje, ka deklaruar deputeti, Elmi Reçica.

Ndërsa për LDK-në rekomandimet janë harmonizuar. “Shprehim shqetësimin për ato që po ndodhë, kjo dhimbje duhet të ndalet. Ne si Grip Parlamentar i mbështesim këto rekomandime”, ka thënë Ismet Beqiri, shkruan zeri.info

Po ashtu edhe Lëvizja Vetëvendosje ka mbështetur rezolutën për migrimin. Në emër të këtij subjekti, deputetja Albulena Haxhiu ka deklaruar se kjo është një çështje urgjente që duhet të zgjidhet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)