16 Janar 2025

Kuvendi miraton rezolutën për Marrëveshjen Kosovë - Serbi

Prishtinë, 21 prill - Me 89 vota për, 5 kundër dhe një abstenim, deputetët e Kuvendi kanë votuar Rezolutën për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Kjo rezolutë u votua, nën thirrjet e deputetëve të VV që kjo rezolutë të mos votohet e të cilët edhe më tej vazhdonin ta pengonin seancën.

Përmbajtja e rezolutës është kjo:

1. Kuvendi i Republikës së Kosovës me propozimin e Qeverisë së Kosovës shpreh përkrahje dhe jep pëlqimin për mbështetjen e marrëveshjes së parë për normalizimin e marrëdhënieve nga kryeministri i Kosovës dhe kryeministri i Serbisë;

2. Kuvendi i Republikës mbështet zotimet për përmbajtjen e kësaj marrëveshje nga dita e miratimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Paraprakisht, Rexhep Selimi, deputet nga radhët e Vetëvendosjes, i ka bërë thirrje Kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi, që të mos lejojë votimin e kësaj rezolute, e cila, sipas tij, është kundër interesave të popullit dhe pavarësisë së vendit.

“Mos e lejoni se edhe ju edhe ne, do t’i bijmë pishman, por do të jetë vonë. Kjo rezolutë është kundër interesave të qytetarëve, por i mbron interesat e klaneve të Hashim Thaçit. Mos e lejoni zoti kryetar. Mos e lejo Jakup Krasniqi, sepse nesër do të jetë vonë. Sot është mëngjesi më i rëndësishëm, për çka kanë luftuar ushtarët tanë. Nuk na duhet Serbia as në veri, as në parlamentit. Është në duar të deputeteve, të ndajnë mes turpit dhe detyrës që e kanë si deputet”, ka pohuar Selimi.

Gjithashtu ka përfunduar edhe protesta e Lëvizjes Vetëvendosje para Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ndërpritet përsëri seanca

Për shkak të zhurmës që po bën në Kuvend Lëvizja Vetëvendosje, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ka kërkuar përsëri pauzë. Deputetët e Vetëvendosjes janë duke e penguar vazhdimin e seancës.

Kryeparlamentarit iu afrua deputeti i VV-së, Liburn Aliu, të cilit Krasniqi iu drejtua me këto fjalë: “Nuk mundet Vetëvendosja ta imponojë demokracinë. Shko poshtë dhe mos më pengo... Vullnetin e deputetëve nuk mund ta ndryshoj... Shko poshtë”.

Gjatë transmetimit direkt, shpesh ndërpritej transmetimi tonik. Krasniqi kërkoi edhe një pauzë tjetër.

Deputetët kanë dalur jashtë, derisa pranë ndërtesës së Kuvendit, VV po zhvillon një protestë. Raportohet se protestuesit po brohorasin ”Me hajna nuk ka shtet”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)