Kuvendi miraton rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë
Këtë rezolutë të propozuar nga Qeveria e kanë përkrahur të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës.
Në ndërkohë gjatë kohës kur filloi diskutimi për këtë pikë të rendit të ditës deputetët e Listës Serbe kanë lëshuar sallën plenare.
Të dhjetë deputetët serb lëshuan sallën kur deputeti nga komuniteti boshnjak, Bahri Shabani mori fjalën për ta argumentuar propozim-rezolutën.
Rezoluta dënon ashpër gjenocidin e regjimit serb në Srebrenicë ndaj pjesëtarëve të popullit boshnjak dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut.
Pika numër e rezolutës konstaton dhe pranon se, pas pushtimit të Srebrenicës nga forcat ushtarake të URS, të njëjtat për disa ditë kanë kryer masakra në Srebrenicë dhe rrethinë, duke vrarë e masakruar mbi 8,000 burra, djem dhe të mitur boshnjakë.
Kurse, pika e katërt thotë se, “ndjen dhe shprehë pikë pikëllimin e thellë për njerëzit e pafajshëm që kanë pësuar në gjenocidin e Srebrenicës, gjatë luftës së përgjakshme në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe ju shpreh ngushëllime anëtarëve të mbijetuar të familjeve”.