12 Janar 2025

Kuvendi miraton rezolutë kundër zgjedhjeve serbe

Prishtinë, 15 mars - Në seancën e sotme plenare deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan rezolutën, me të cilën kundërshtohet mbajtja e zgjedhjeve serbe të paralajmëruar organizohen për 6 maj të edhe në territorin e Republikës së Kosovës.

Deputetët e  votuan me 75 vota pro kësaj resolute ndërkohë që po diskutohet përmbajtja e saj.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci paraqiti para ligjvënësve tekstin e rezolutës, duke konkluduar se Republika e Kosovës nuk do të lejojë asnjë shtet fqinj apo të ashtuquajtur përfaqësues të tij që të organizojnë çfarëdo zgjedhjesh në territorin e Kosovës.

Në tekstin e rezolutës theksohet se qytetarët e Kosovës janë të bashkuar kundër mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës janë të bashkuar kundër mbajtjes së çfarëdo procesi zgjedhor, i cili do të minonte sovranitetin shtetëror të Kosovës, do të cenonte shtetësinë e saj, do të cenonte integritetin territorial të saj dhe rrjedhimisht do të minonte procesin e pajtimit ndëretnik në Kosovë”, tha Grabovci.

Që në fillim të seancës, deputeti i “Vetëvendosjes”, Glauk Konjufca ka ngritur çështjen e zgjedhjeve të paralajmëruar serbe në territorin e Kosovës.

“Zgjedhjet serbe janë një turp për Qeverinë e Kosovës, por edhe për vetë Bashkimin Evropian. Edhe BE-ja duhet të mendoj se si mund t’ia jep statusin e kandidatit një vendi që shtetin tonë që e kanë njohur 23 shtete të BE-së e ka në kushtetutën e vetë, kurse në anën tjetër mban zgjedhje në republikën tonë”, tha Konjufca.

Më herët pas një debati të ashpër mes deputetit Ismet Beqiri dhe zëvendëskryeministres Edita Tahiri, deputetët e LDK -së braktisën mbledhjen. 

Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, kërkoi sqarime plotësuese nga kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, për dialogun me Serbinë. Por, kur Tahiri refuzoi, LDK doli nga salla.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, edhe një herë ka përsëritur se nuk do të lejohet organizmi i zgjedhjeve të asnjë shteti tjetër brenda territorit të Kosovës.

Sipas tij, për këtë ekziston një qëndrim unik i institucioneve shtetërore të Kosovës. Kurse, sa i përket pjesës veriore, Thaçi ka thënë se për këtë pjesë të vendit nuk do të bisedohet asnjëherë me Serbinë.

“Një dialog i mundshëm për pjesën veriore nuk ka ekzistuar, nuk ekziston dhe nuk do të ekzistojë”, ka deklaruar kryeministri Thaçi. Kreu i Qeverisë ka thënë se dialogu i brendshëm me qytetarët e asaj pjese është zhvilluar dhe do të zhvillohet në vazhdimësi, por, sipas tij, në asnjë rast nuk do të diskutohet me Serbinë. Sa u përket pretendimeve për ndryshime kufijsh, kryeministri Thaçi ka theksuar se ua ketë bërë me dije edhe ndërkombëtarëve se shqiptarët më së miri mund të jetojnë në një shtet të vetëm.

Në seancën e sotme në rend dite për shqyrtim të dytë është edhe Projektligji për transmetuesin publik.

Komisioni për media i kuvendit të Kosovës në fillim të javës ka shqyrtuar projektligjin për transmetuesin publik në Kosovë të propozuara nga zyra e kryeministrin ku me shumicë votash është miratuar amendamenti për zgjedhjen e drejtorit për kanalin serb në RTK.

Drejtues të menazhmetit të RTK-së kanë kërkuar edhe mbështetjen urgjente financiare për mediumin publik e cila do ta stabilizonte gjendjen dhe do t’i hapte rrugë RTK-së për hapjen e kanaleve të reja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)