Kuvendi miraton Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Supremes
Prishtinë, 12 korrik - Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e sotme me 46 vota për, dhe 16 kundër ka arritur ta miratojë Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Supremes.
Ky projektligj ishte hedhur në votim edhe ditën e hënë por aty nuk kishte marrë votat e mjaftueshme.
Në seancat e kaluara partitë opozitare e kishin kritikuar këtë Projektligj.
Kurse kryeministri Haradinaj më parë kishte vlerësuar se miratimi i Ligjit për DHomën e Posaçme është tejet i rëndësishëm.
Në këtë seancë u miratua edhe Ligji pëe aktet juridike dhe ai për automjete.
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale, i paraparë të votohet sot në Kuvendin e Kosovës është hequr nga rendi i ditës.
Kjo është bërë siç ka thënë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, cili ka thënë se duhet të zgjidhen edhe disa paqartësi.
Ai nuk ka dhënë ndonjë afat se kur ky projektligj do të jetë përsëri në Kuvend.