20 Janar 2025

Kuvendi miraton ndryshimin e Ligjit për Prokurimin Publik

Prishtinë, 19 shkurt - Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e sotme plenare ka miratuar plotësim-ndryshimin e Ligjit për Prokurimin Publik.

Miratimi i plotësim-ndryshimit të këtij ligji i hap rrugë funksionalizimit të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik dhe njëherësh ofron masa shtesë ligjore të cilat sigurojnë pavarësinë funksionale të këtij institucioni, gjë që ishte pjesë e tetë rekomandimeve të fundit të Komisionit Evropian në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, falënderon deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për trajtimin me prioritet të të gjitha kërkesave që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)