29 Prill 2024

Kuvendi miratoj rezolutën për fundin e pavarësisë së mbikqyrur

Prishtinë, 31 janar - Kuvendi i Kosovës 83 vota për, 13 kundër dhe 1 abstenom ka miratuar rezolutuën e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe mbështetur nga grupet tjera parlamentare, përjashtuar Vetëvendosjen.

Me anë të kësaj rezolute Kuvendi zotohet se do të kryejë të gjitha detyrimet qe kërkohen nga procesi i përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur.

Rezoluta shpreh përkushtimin ndaj përmbushjes së gjitha obligimeve që kontribuojnë në përmbylljen e fazës së pavarësisë së mbikëqyrur duke pasur parasysh parimet kyçe të propozimit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit, si dhe Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Përmes kësaj rezolute shprehet përkushtim i plotë për kalimin me kohë të gjitha amendamenteve Kushtetuese dhe legjislacionit tjetër të nevojshme për t’i dhënë fund pavarësisë së mbikëqyrur.

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi theksoi se rezoluta në fjalë, kërkon nga institucionet e Kosovës që të marrin të gjitha përgjegjësitë të cilat do të ndihmojnë në heqjen e pavarësisë së mbikëqyrur.

Krasniqi, ka deklaruar se nuk ka nevojë për ndonjë planë të ri për veriun. Sipas tij plani i Ahtisarit e rregullon më së miri situatën për veriun e vendit.

Edhe drejtuesit e opozitës kanë deklaruar se janë kundër çdo plani të ri për veriun.

Gjatë seancës kryeministri Hashim Thaçi tha se Qeveria që ai drejton do të jetë në dispozicion të kësaj rezolute dhe do të respektojë të gjitha kërkesat qe dalin nga ajo.

"Kjo Rezolutë, përmbajtja e saj, dhe për më tepër, shpresoj akti i miratimit që reflekton konsensus të gjerë politik dhe etnik, flet më së miri se çkado tjetër për pjekurinë politike të politikës dhe shoqërisë sonë. Kjo nuk është meritë e vetëm një qeverie, partie apo e një mandati."

"Kjo është merita e shtetit tonë, e demokracisë sonë, e reformave demokratike, është merita e të gjithë qytetarëve tanë, është merita juaj, të nderuar deputetë. Ky është zotimi ynë për Kosovën e re, Kosovën Evropiane.  Të gjithë ne sot po fillojmë një fazë të re për Kosovën - theksoi kryeministri Thaçi.

Lëvizja Vetëvendosje në seancën e sotme të Kuvendit ka propozuar një kundër–rezolutë me atë të PDK-së.

Shefi i Grupit Parlamentar, Visar Ymeri ka ftuar deputetët që të votojnë propozimi e tyre ndërsa tha se me anë të rezolutës së PDK-së, Qeveria po përgatit, siç tha ai, shitjen e pjesëve të Kosovës. Mbështetje rezolutës së PDK-së i kanë dhënë edhe LDK dhe AAK.

Ndryshe në takimin e tij në Vjenë më 24 janar, Grupi Drejtues Ndërkombëtar e ka miratuar një proces të qartë për përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur në Kosovë, në përputhje me kushtet e Planit Gjithëpërfshirës për Statusin (PGJS) të Presidentit Ahtisaari.

Në Vjenë, Kryeministri është zotuar për zbatimin e PGJS-së dhe përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)