07 Maj 2024

Kuvendi miratoi projektligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë

Prishtinë, 22 nëntor - Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancen e sotme ka miratuar Projektligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, me gjithë disa vërejtje të deputetëve.

Nga 75 deputetë prezentë, 70 votuan për miratim në shqyrtimin e parë në Kuvend.

Projektligji parasheh krijimin e Këshillit Nacional të përbërë nga tre anëtarë të Ministrisë së Punës, si dhe nga një anëtarë të punëmarrësve, përkatësisht punëdhënësve.
 
Është miratuar Projektligji për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, me gjithë disa vërejtje të deputetëve. Projektligji parasheh krijimin e Këshillit Nacional të përbërë nga tre anëtarë të Ministrisë së Punës, si dhe nga një anëtarë të punëmarrësve, përkatësisht punëdhënësve. Muharrem Saraxholli:

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Nenad Rashiq, potencoi se Projektligji parasheh krijimin e Këshillit Nacional.

“Masat janë: krijimi i një grupi punues me përbërje anëtarësh nga ministria, punëdhënës dhe punëmarrës, licencimi i kompanisë që do të shkojë për kontroll tek punëdhënësit për të kontrolluar shkallën e riskut në vendet e punës dhe në bazë të asaj të vendoset për masat që duhet të ndërmerren dhe të caktohen njerëzit në kuadër të atyre kompanive që do të angazhohen për sigurinë në punë”, tha Rashiq.

Në përgjithësi, projektligji me disa vërejtje ishte i pranueshëm për Grupet Parlamentare. Më kritik ishte deputeti i Vetëvendosjes Liburn Aliu, i cili tha se si grup e përkrahin projektligjin, megjithëse nuk dallon shumë nga ligji aktual.

“Në këtë projektligj duhet themelohet Këshilli Nacional për Siguri në Punë dhe njëjtë edhe ligji ekzistues e obligon Qeverinë që të themelojë Këshillin që 9 vite më parë kur është miratua ky projektligj dhe ky Këshill ka 9 vite që nuk është aprovua dhe tani në këtë projektligjin e ri vetëm shtohet një nen me disa paragrafe pak më ndryshe”,tha Aliu.

Ministri Rashiq deputetit Aliu iu përgjigj se Këshilli Nacional për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë asnjëherë nuk ka funksionuar për shkak se nuk ka qenë e definuar se çka duhet të bënte më pastaj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)