Kuvendi mblidhet sot për të votuar qeverinë e re
Prishtinë, 3 qershor - Kuvendi i Republikës se Kosovës pritet të mblidhet sot në një seancë te jashtëzakonshme më të vetmen pikë të rendit te ditës votimin e Qeverisë me mandatar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Qeveria e re formohet nga Koalicioni i Lidhjes Demokratike me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe partitë e pakicave kombëtare te cilet pretendojn se kanë siguruar votat e mjaftueshme.
Më 30 prill presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shpalli dekretin me të cilin i propozon parlamentit të Kosovës, Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike për formimin e qeverisë së re të Kosovës.
Dekreti i tij u sfidua nga lëvizja Vetëvendosje e cila kërkoi vlerësimin e kushtetutshmërisë së tij nga Gjykata Kushtetuese.
Të enjten më 28 maj, Gjykata i dha të drejtë dekretit të presidentit duke nxitur reagimin e lëvizjes Vetëvendosje e cila e cilësoi të padrejtë dhe të papranueshëm.
Kjo lëvizje kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të reja dhe e quan të papranueshme formimin e një qeverie të re pa fituesin e zgjedhje të 6 tetorit të vitit të kaluar.
Lëvizja Vetëvendosje tashmë është duke mbledhur nënshkrimet për një peticion me të cilin kërkon zgjedhje të reja.