16 Janar 2025

Kuvendi mblidhet sot për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë

Prishtinë, 10 maj - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në një seancë plenare në të cilën do të bëjë shqyrtimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, të propozuar nga partitë opozitare.

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë vjenë me kërkesën e grupeve parlamentare: Nisma për Kosovën, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, e mbështetur nga 42 deputetë.

Përpos 30 nënshkrimeve nga deputetët e tri partive opozitare, mocioni është mbështetur edhe nga 8 deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila është në pushtet, si dhe 4 deputetë tjerë, kryesisht të pavarur.

Nëse mocioni i mosbesimit merr 61 vota, atëherë çështja kalon në në dorën e Presidentit të Kosovës që të vendosë nëse do të shpërndajë Kuvendin dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme apo t’ia jap besimin një mandatari të ri për formimin e një qeverie të re. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)