Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare
Prishtinë, 14 korrik - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare për të trajtuar pikat e mbetura nga seancat e kaluara, ndërkaq me pas do të fillojë seanca e re.
Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi do të shqyrtojë Projektligjin për ratifikimin e Traktit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane.
Me pas Kuvendi do të shqyrtojë Projektligjin për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë, si dhe pritet të miratojë buxhetin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv rregullator dhe në ndërmarrje publike.